Një plan i fshehtë i autoriteteve daneze për të penguar një pushtim të mundshëm amerikan në Groenlandë parashikonte shkatërrimin e pistave kryesore të uljes në ishullin arktik.
Qeveria e Kopenhagenit kishte përgatitur një strategji rezistence në rast të një ndërhyrjeje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, një skenar i përmendur disa herë në të kaluarën nga presidenti amerikan Donald Trump, raporton La Repubblica. Qëllimi i planit ishte ta bënte çdo operacion ushtarak amerikan sa më të kushtueshëm dhe të vështirë, duke shtyrë kështu Uashingtonin drejt një zgjidhjeje diplomatike.
Në këtë kuadër, një kontingjent trupash daneze i dërguar në Groenlandë në muajin janar, zyrtarisht për stërvitje ushtarake, kishte në fakt detyrën të transportonte sasi të konsiderueshme eksplozivi. Objektivi kryesor ishte shkatërrimi i pistave të aeroportit në Nuuk, kryeqyteti i territorit autonom, si dhe në Kangerlussuaq, një ish-bazë strategjike ajrore. Po ashtu, trupat kishin sjellë rezerva të mëdha gjaku, një tregues i qartë i përgatitjes për humbje të mundshme në rast përplasjeje./mxh
