Last Updated on 14/12/2025 by Monika
Pesë persona janë arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se po përgatisnin sulm në një treg Krishtlindjesh. Të arrestuarit janë tre shtetasit marokenë, një egjiptian dhe një sirian.
Prokurorët thanë se egjiptiani, që sipas gazetës Bild ishte imam në një xhami në zonë, dyshohet se ka qenë ai që ka bërë thirrje për një sulm me automjet në tregun e Krishtlindjeve, me qëllim vrasjen ose plagosjen e sa më shumë njerëzve. Marokenët dyshohet se kanë rënë dakord ta kryejnë sulmin.
Autoritetet nuk thanë se kur duhej të ndodhte sulmi i planifikuar ose cili treg ishte shënjestra, megjithëse thanë se besonin të ishte një në zonën Dingolfing-Landau, në verilindje të Mynihut. Pesë të dyshuarit u paraqitën para një gjyqtari ditën e djeshme dhe u lanë në paraburgim.
Tregjet e Krishtlindjeve janë atraksione festive të njohura në të gjithë Gjermaninë, duke tërhequr shpesh turma të mëdha njerëzish dhe turizëm të konsiderueshëm. Siguria në evente është rritur vitet e fundit, që nga një sulm në Berlin në vitin 2016, kur një burrë drejtoi një kamion drejt një turme njerëzish në treg, duke vrarë 12 persona./mxh
