Last Updated on 14/12/2025 by Monika
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, mbylli sot në Romë festivalin e partisë së saj, “Vëllezërit e Italisë”, me një fjalim të fokusuar në zhvillimet ndërkombëtare dhe arritjet e qeverisë së saj gjatë tre viteve të fundit.
Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Meloni theksoi mbështetjen e palëkundur të Italisë për popullin ukrainas.
“Që nga dita e parë ne qëndruam pranë popullit ukrainas, i cili po lufton neo-imperializmin me karakter sovjetik. Askush këtu nuk ndjen nostalgji për Bashkimin Sovjetik, i cili shkeli gjysmën e Evropës për gjysmë shekulli,” u shpreh ajo.
Në lidhje me marrëdhëniet transatlantike, kryeministrja italiane pranoi se Evropa ka mbështetur për një kohë të gjatë sigurinë e saj te Shtetet e Bashkuara./mxh
