Një moment i ëmbël familjar është ndarë me ndjekësit nga Sara Hoxha, e cila ka treguar një bisedë me të bijën, Poi, teksa vogëlushja po shijon pushimet me babain e saj, Ledri Vula.
Në një video-thirrje mes tyre, Sara zbuloi se Poi duhej të ishte kthyer tek ajo një ditë më parë. Megjithatë, duket se planet ndryshuan pasi e vogla i kërkoi të ëmës të qëndronte edhe pak më gjatë me familjen e babait.
Sara ka treguar se Poi e telefonoi dhe, përmes një gjesti lutës, i kërkoi ta linte të vazhdonte pushimet, duke i thënë: “Sepse mami, po kaloj shumë mirë”.
“Me zemër të rënduar, thashë po”, shkroi Sara, duke treguar me humor dhe emocion se nuk mundi t’ia refuzonte kërkesën vajzës së saj.
“Po kaloj shumë mirë”, Poi i kërkon Sarës
Ndërkohë, Poi po kalon disa ditë pushimi pranë Ledrit dhe familjarëve të tij. Reperi ka publikuar gjithashtu pamje nga këto momente, ku vajza shihet duke u argëtuar në pishinë dhe duke shijuar kohën me të atin.
Pas ditëve të kaluara në Ulqin, babë e bijë duket se kanë vijuar pushimet në shtëpinë e Ledrit.
Për momentin, Sara do të duhet të presë edhe pak për rikthimin e Poit, pasi vogëlushja duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë kaq shpejt nga ditët e bukura pranë babait dhe familjes së tij./mxh
