Last Updated on 03/09/2026 by EL
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në rrugën “Vllazërimi” në qytetin e Durrësit. Një grua e cila ishte duke kaluar rrugën, është përplasur nga një automjet dhe ka mbetur e lënduar.
Ajo është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve.
Po ashtu mësohet se në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit
