Anëtari socialist i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi, tha sot në studion e “News 24” se mazhoranca socialiste nuk komenton vendimet e drejtësisë, madje është realizuesja e reformës në drejtësi, kurse ata që kanë ndyrë duart dhe kanë shpërdoruar besimin, po marrin përgjigjen e duhur.
Duke komentuar shkurtimisht aksionin e SPAK për sekuestrimet e pasurive të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe dy biznesmenëve Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, ai tha se nuk duhet të prezumohet pafajësia.
“Qeveria socialiste ka qenë një nga flamuratrët e reformës në drejtësi. Qeverisja socialiste nuk komenton vendimet e drejtësisë. Ne respektojmë prezumimin e pafajësisë. Që qeveria ka revolucionarizuar dixhitalizimin kjo është e dukshme për të gjithë qytetarët”, tha ai në lidhje me dosjen e AKSHI-t.
Por teksa u pyet se kryeministri Rama ka mbrojtur zyrtarët e korruptuar, duke thënë se Karçanaj jetonte me qira dhe ishte e pastrehë, e po kështu mbrojtjen ndaj Belinda Ballukut.
Muharremi u shpreh se kushdo që thyen besimin e qeverisjes, po mban përgjegjësi.
“Sot ai besim kushdo e ka thyer, ka ndyrë duart, po merr përgjigje nga një organizëm, janë mbrojtur veprat jo Balluku e Karçanaj. Nga qeveria socialiste është bërë një reformë në drejtësi, ku po goditet korrupsioni. Pra, pas 30 vitesh, e këto janë me shifra, sot kemi sekuestrime të pasurive apo vlerave monetare më shumë se çdo herë tjetër në këtë vend”, tha ai.
