Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një granate në Pogradec. Ngjarja është regjistruar sot në fshatin Gështenjas, teksa ishte duke punuar me një mjet bujqësor. I lënduari ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë. Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.”, njoftoi sot policia.
