Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu janë duke prezantuar nga Piramida e Tiranës projektin e Identitetit Digjital, një zhvillim i rëndësishëm drejt modernizimit teknologjik të Shqipërisë.
Sipas Ramës dhe Koçiut, ky sistem i ri nuk është thjesht një mjet identifikimi, por çelësi për një epokë të re të sigurisë dhe aksesit të lehtë në shërbime publike dhe ekonomike për qytetarët dhe ky hap përforcon angazhimin e qeverisë për një Shqipëri më të digjitalizuar dhe efikase.
