Policia britanike arrestoi mbështetës të grupit të ndaluar Palestine Action jashtë godinës së Ministrisë së Drejtësisë në Londër.
Britania e shpalli Palestine Action organizatë terroriste në korrik, duke e bërë të paligjshme pjesëmarrjen ose shprehjen e mbështetjes për këtë grup në publik.
Që nga shpallja e ndalimit, më shumë se 2,000 persona janë arrestuar për mbajtje të pankartave në mbështetje të grupit, ndërsa mbi 100 janë akuzuar zyrtarisht.
Policia bartiste disa protestues drejt furgonëve, ndërsa demonstrues të tjerë brohorisnin në shenjë mbështetjeje për ata që po arrestoheshin. Një protestues iu drejtua qeverisë laburiste duke kërkuar që “të bëjë gjënë e duhur” ndërsa po largohej.
Para ndalimit, Palestine Action kishte sulmuar gjithnjë e më shumë kompani të lidhura me Izraelin në Britani, shpesh duke spërkatur me bojë të kuqe, bllokuar hyrjet ose dëmtuar pajisje. Grupi akuzonte qeverinë britanike për përfshirje në atë që e quante krime lufte të Izraelit në Gaza.
Izraeli ka mohuar vazhdimisht kryerjen e krimeve të luftës gjatë fushatës ushtarake dyvjeçare, e cila nisi pas sulmeve të militantëve palestinezë të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
Një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi në tetor 2025, por kanë ndodhur shkelje të shumta që nga atëherë.
