Last Updated on 23/11/2026 by EL
Një bodrum që përdorej për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar gjatë një operacioni policor të zhvilluar gjatë orëve të fundit në zonën e Vaut të Dejës në Shkodër.
Gjatë kontrolleve policia ka gjetur në këtë ambient një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, e dyshuar se ishte bërë gati për shitje. Po ashtu janë sekuestruar edhe një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike të mbjella në vazo.
Në kuadër të këtij operacioni, 12 persona janë shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore./et
