I nominuari i presidentit amerikan Donald Trump për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, prezantoi prioritetet e tij para Komitetit të Jashtëm të Senatit amerikan, në pritje të konfirmimit zyrtar në detyrë. Gjatë dëshmisë së tij, Wendt vuri theksin te forcimi i sigurisë, lufta kundër korrupsionit dhe mbështetja për institucionet e drejtësisë në Shqipëri.
