Princi William i Britanisë mbështet komunitetet indigjene dhe aktivistët mjedisorë, të cilët shpesh rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur pyllin tropikal të Amazonës në Brazil. William, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për mjedisin prej miliona dollarësh, tha se komunitete të tilla kanë mbrojtur prej kohësh ekosistemet e botës, por jeta dhe tokat e tyre tani përballen me kërcënime
“Vetëm gjatë vitit të kaluar, mbi 1.7 milionë hektarë të Amazonës u pastruan në të gjithë këtë rajon, pjesa më e madhe e të cilave është shkaktuar nga aktivitete të paligjshme. Për komunitetet indigjene, këto humbje nuk janë vetëm mjedisore, por edhe ekzistenciale”, tha princi William.
William bëri të ditur një iniciativë të re për t’u bashkuar me popujt indigjenë që mbrojnë Amazonën braziliane. Mijëra njerëz që kanë punuar për mjedisin gjatë dekadës së fundit janë zhdukur ose kanë humbur jetën, ku janë shënjestruar komunitetet indigjene, tha fondacioni i princit “United for Wildlife”.
Iniciativa e re do të ndërtohet mbi një paketë financiare pesëvjeçare që William njoftoi vitin e kaluar, në partneritet me dy organizata të tjera, për t’u ofruar 10,000 rojeve në të gjithë Afrikën qasje në mbulim sigurimi. /K.M
