Last Updated on 20/09/2025 by adminfjala
Fun Fair është panairi i madh për fëmijët, nisi sot në sheshin “Italia” (Tiranë) dhe që do të zhvillohet përgjatë tri ditëve.
Panairi i organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si dhe Bashkia Tiranë, do të sjellë për kryeqytetasit e vegjël, lojëra, aktivitete kreative, shfaqje dhe surpriza që sjellin gëzim jo vetëm për fëmijët por edhe për familjet e tyre, shkruan atsh.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Blendi Gonxhja ftoi qytetarët t’i bashkohen panairit Fun Fair këtë fundjavë, në sheshin “Italia”, për një fundjavë plot surpriza dhe buzëqeshje për fëmijët.
Fun Fair është për fëmijë nga mosha 1 deri në 12 vjeç dhe për të gjitha familjet që duan të kalojnë ditë plot argëtim. Panairi do të zhvillohet prej sot deri më 21 shtator, nga ora 10:00 deri në 22:00.
Aktivitetet përfshijnë: shfaqje me animatorë, prestidigjitatorë, performanca artistike nga fëmijët, shfaqje të Cirkut Kombëtar, filma, punëtori me poçeri, face painting, ekspozita etj./e.t
