Ndeshja e kampiones së botës, Argjentinës, kundër Austrisë “vjedh” vëmendjen në programin e sotëm të Botërorit. Kampionia e botës, Argjentina përballet në orën 20:00 me Austrinë, në kuadër të javës së dytë të grupit të dhjetë të kompeticionit më të madh futbollistik.
Është lehtësisht e kuptueshme se të gjitha vështrimet do të jenë të drejtuara nga Lionel Messi, i cili impresionoi në ndeshjen e parë të Argjentinës në Botëror, duke shënuar “hat-trick” në fitoren e thellë 3-0 ndaj Algjerisë.
Argjentina dhe Austria kanë nga tre pikë në grup.
Në mesnatë, kombëtarja e Francës do të përballet me Irakun, me “trikolorët” që kërkojnë fitoren e dytë në po aq ndeshje të grupit të nëntë. Franca ka tre pikë, ndërsa Iraku është me zero.
Në ndeshjen tjetër të grupit të nëntë, Norvegjia do të përballet në orën 03:00 me Senegalin, me norvegjezët që kërkojnë fitoren e dytë në grup.
Norvegjia ka tre pikë dhe Senegali është me zero.
Së fundi, në orën 06:00 Jordania do të përballet me Algjerinë për grupin e dhjetë, me të dyja ekipet që kërkojnë të “shkëputen” nga zeroja./a.d
