Last Updated on 03/11/2026 by Anisa
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, ka prezantuar në Komisionin për Edukimin dhe Shkencën dhe Sportet, projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2027” për arsimin.
Duke e konsideruar një rritje historike, Ministrja Kumbaro ka bërë me dije se projektbuxheti i vitit 2027 për Ministrinë e Arsimit parashikohet në vlerën 67,95 miliard lekë.
“Ministria e Arsimit do të administrojë për vitin 2027 një buxhet prej 67,95 miliard lekësh, afërsisht 748 milion euro, me një rritje prej 4,8% krahasuar me buxhetin qe miratuam një vit më pare. Të pesë programet buxhetore për vitin 2027 marrin më shumë fonde se këtë vit që po përmbyllim, dhe asnjë zë i arsimit nuk hyn në vitin e ri me më pak buxhet, përkundrazi të gjitha zërat, që nga arsimi parauniversitar, deri tek arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor, pësojnë rritje të ndjeshme, dhe këto do t’i paraqes gjatë fjalës në vijim“,- bëri me dije Kumbaro.
Kumbaro nënvizoi se me buxhetin e 2027 do të mbështeten në sektorin e arsimit të gjithë komponentët, nga arsimi parashkollorë tek arsimi i lartë dhe fondet e dedikuara për këtë sektore arrijnë në rreth 1,03 miliard euro./ad
