Last Updated on 02/11/2026 by Klara
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka prezantuar ditën e sotme prioritetet kryesore të projektbuxhetit të ministrisë për vitin 2027.
Hoxha e ka bërë prezantimin nëpërmjet një publikimi në rrjetet sociale, ku ka njohur publikun dhe me drejtimet kryesore të vitit 2027, sa i takon projektbuxhetit të MEPJ-së.
Ministri Hoxha ka deklaruar angazhimet kryesore dhe objektivat sa i takon integrimit europian të Shqipërisë dhe diplomacisë ndërkombëtare të vendit tonë.
Pikat kryesore të prezantimit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme:
1.Integrimi europian dhe përmbyllja e negociatave të anëtarësimit në BE.
2.Siguria euroatlantike dhe roli i Shqipërisë në NATO
3.Shqiptarët në rajon dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor
4.Partneritet strategjike dhe marrëdhnëiet dypalëshe
5.Diplomacia shumëpalëshe dhe profile ndërkombëtar i Shqipërisë
6.Diplomacia ekonomike
7.Diaspora dhe ruajtja e identitetit kombëtar.
8.Shërbimet konsullore dhe prania diplomatike virtuale
9.Fuqizimi institucional i Shërbimit të Jashtëm/k.m
