Deputetja demokrate, Ina Zhupa hodhi akuza se qeveria e drejtuar nga kryeminsti Edi Rama nuk e ka trajtuar siç duhet diasporën.
Në fjalën e saj në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, teksa sot po diskutohet projektligji me ndryshime për diasporën, Zhupa tha se një nga faktet është edhe ndryshimi i vazhdueshëm i institucionit që e mban në përgjegjësi. Zhupa tha se qeveria kujtohet për diasporën vetëm kur afrojnë zgjedhjet.
“Kam shqetësim më të thellë për mënyrën sesi qeveria ‘Rama’ ka trajtuar diasporën dhe kjo duket qartë duke mos pasur kurrë një projekt se cili do të jetë institucioni që do të merret me diasporën. Mjafton të kujtoj disa fakte shumë të thjeshta, që sa herë ka pasur situatë zgjedhore të re, ka ndryshuar sistemi se kush do të merret me diasporën. Dhe unë këtu po flas si ëprfaqësuese e qeverisë dhe jo si individ. Në 2013-2017 u shpërbë Drejtoria e Diasporës në Ministrinë e Jashtme dhe u krijua Agjencia Kombëtare e Diasporës nën varësinë e kryeministrit dhe më pas u shkri. U krijua ministi i shtetit për dipasorën dhe u shkri. U rikthe në varësinë e minsitrisë një drejtori. Sa herë ka ndryshuar mandati, nuk e keni kutpuar se farë do të ndodhë më disporën, por edhe se ku do të drejtohet dispora për çështje juridike dhe politike. Imagjinoni një përfaqësues të diasporës në botë se çfarë vështirësie do të ketë. As chat GPT nuk e gjen dot”,-tha Zhupa./K.M
