Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ishte pjesë aktive e diskutimeve të sotme në Komisionin e Ligjeve lidhur me projektligjin “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”.
Në fjalën e tij përballë ministres Elisa Spiropali, Korreshi u ndal te ligji në fuqi në këtë fushë, i vitit 2015.
Sipas Korreshit, ky projektligj zhvesh nga ana profesionale të gjithë trupën diplomatike.
“Thatë se në këto 10 vite ka ndryshuar shumë bota. Po sa vite keni në pushtet ju? Se ju keni 13 vite. Tani u kujtuat që bota paska ndryshuar. D.m.th. të gjithë ata që ishin para jush mbetën në kohën e atij që kishte faj. Ligji në fuqi është i vitit 2015. Pyetja është se çfarë nuk ka funksionuar te ky ligji që bëtë po ju? Meqë Europa paska ikur shumë përpara, atëherë te cili vend i rëndësishëm i BE-së bazohet ky ligj. Ky ligj, edhe në gjykimin e gjithë trupës diplomatike, zhvesh nga ana profesionale të gjithë këtë trupë”,-tha ndër të tjera Korreshi./Kb
