Last Updated on 17/12/2025 by Kesjana
Donald Trump Jr. i ka propozuar për martesë Bettina Anderson.
Sipas Page Six, djali i presidentit Trump dhe e fejuara e tij shkuan në Camp David për të festuar 39-vjetorin e saj, ku ndodhi edhe propozimi.
Sipas Page Six, propozimi ishte planifikuar prej disa kohësh.
“Askush nuk u habit, por të gjithë janë gëzuar për çiftin”, thotë një burim.
Presidenti Trump e dha lajmin e fejesës në një festë në Shtëpinë e Bardhë.
“Ata shkojnë shumë mirë dhe po njoftojnë përmes meje se do të martohen”, tha ai teksa i thirri në podium. “Dashuri të rinjsh.”
Ivanka dhe Eric Trump gjithashtu janë shprehur shumë të lumtur për të mirëpritur Anderson në familjen Trump.

Lidhja e Trump Jr. dhe Anderson nisi vitin e shkuar, pasi ai i dha fund fejesës me moderatoren e Fox News, Kimberly Guilfoyle.
Më parë 47-vjeçari ka qenë i martuar me Vanessa me të cilën ka pesë fëmijë dhe u divorcuan në vitin 2018./kb

