Myrto Uzuni po bën protagonistin kryesor në ecurinë e Austin në Leagues Cup, turneun mes skuadrave të MLS dhe atyre të kampionatit meksikan të futbollit.
Në ndeshjen e fundit ndaj Pueblas ai shënoi tre gola dhe i dha fitoren ekipit të tij, ndërsa pas sfidës, deklaratat e tij kanë bërë xhiron e rrjetit pasi ai ka shprehur pakënaqësi edhe për mbështetësit e skuadrës së vet që e kanë kritikuar.
“Shpesh njerëzit këtu më kritikojë, sikur nuk besojnë tek unë. Por unë kam ndeshje të tjera që t’u vërtetoj se po veprojnë gabim me mua, pasi nuk ndjehesha si shumë i mirëpritur këtu në Austin. Por unë po punoj ende shumë dhe dua t’u jap kënaqësi të gjithëve që më mbështetin”, ishin fjalët e sulmuesit të Kombëtares shqiptare./mxh
