Turma të mëdha protestuesish kanë marshuar në kryeqytetin e Iranit, Teheran dhe qytete të tjera, sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.
Demonstratat paqësore u zhvilluan në Teheran dhe qytetin e dytë më të madh, Mashhad, të enjten në mbrëmje.
Më vonë, një grup monitorimi raportoi një ndërprerje të internetit në të gjithë vendin.
Protestuesit dëgjohen në pamjet filmike duke bërë thirrje për rrëzimin e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe kthimin e Reza Pahlavi, djalit në mërgim të ish-shahut të ndjerë, i cili i kishte nxitur mbështetësit e tij të dilnin në rrugë.
Ishte dita e 12-të radhazi e trazirave të shkaktuara nga zemërimi për rënien e monedhës iraniane dhe që janë përhapur në më shumë se 100 qytete dhe qyteza në të 31 provincat e Iranit, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.
Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA ka thënë se të paktën 34 protestues, pesë prej tyre fëmijë dhe tetë personel sigurie janë vrarë.
Ndërkaq, 2,270 protestues të tjerë janë arrestuar./K.M
