Gazetari Lufti Dervishi ka komentuar rolin e Policisë së Shtetit gjatë protestave, ku ka pasur akuza për dhunë, duke theksuar se uniformat blu janë arbitër dhe nuk duhet të jenë palë.
“Policia nuk është palë, policia është arbitër. Pra policia ka për detyrë të sigurojë mbarëvajtjen dhe integritetin e punës së Kuvendit dhe të deputetëve, dhe nga ana tjetër të sigurojë edhe protestën”, tha Dervishi në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN.
Ai shtoi se policia nuk mund të përdorë dhunën, por forcën proprocionale në përputhje me ligjin.
“Policia nuk ka pse shqetësohet pse njerëzit kanë dalë me kërkesa për rrëzimin e qeverisë, sepse kjo është krejt normale, sepse nuk është se qeveria s’e ka mbushur kupën dhe u çmendën njerëzit, se kemi një qeveri të mrekullueshme, transparente, që ka bërë të mirat e dynjasë dhe njerëzit janë dalldisur dhe u ka zënë e mira sytë. Policia nuk mund të përdorë dhunë, policia përdor forcë proprocionale në përputhje me ligjin”./ad
