Last Updated on 23/07/2026 by EL
Protesta e 54-të kundër qeverisë para Kryeministrisë nisi me thirrjen për lirimin e protestuesve të shoqëruar nga policia, pas dhunës së ushtruar në tubimin para ambienteve të Kuvendit gjatë paradites së sotme.
Për protestuesit, autorë të dhunës nuk ishin ata, por vetë policia.
“Kjo është dita e 54 dje jemi më shumë se dje, nuk ka dhunë policore që na ndal. Sa herë që ky regjim përpiqet të na ndalojë me dhunë shqiptarët mobilizohen më shumë. Policia duhet t’ju shërbejë qytetarëve, lironi çunat dhe vajzat që keni arrestuar padrejtësisht. Sapo më njoftuan se policia ka vendosur që disa nga protestuesit t’i ndlaijë megjithjëse janë kapur në rrugë dhe nuk kanë bërë asgjë të ndaluar. I bëj thirrje dhe një herë t’i lirojë brenda ditës së sotme. Sot kemi parë shpërfaqjen e arrogancës dhe sesi policia u përgjig me gaz dhe spraj edhe pse e vetmja armë ishte veza, kjo është e papranueshme dhe joproporcionale. Arroganca është ajo që na ka nxjerrë në shesh”,- tha protestuesi./ET
