Last Updated on 29/11/2026 by Monika
Një grup qytetarësh janë mbledhur ditën e sotme më 29 nëntor në Sheshin Skënderbej për tubimin e thirrur sot në orën 12:00.
Ata pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë ku do të vazhdojnë me kërkesat e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Protesta e një dite më parë u shoqërua me dhunë, tensione nga ana e protestuesve të cilët janë përplasur me policinë.
Sipas numrit të bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë gjatë përplasjes së djeshme janë paraqitur në spitalin e Traumës 50 pacientë ndërsa në QSUT 11 persona të lënduar./mxh
