Last Updated on 15/11/2026 by Monika
Protestat në Tiranë vazhdojnë prej kohësh dhe për këtë ka reaguar dhe media austriake, Der Standard.
“Disa dyqane u sulmuan dhe u plaçkitën pjesërisht. Koshave të mbeturinave iu vu flaka në të gjithë qytetin. Një degë e një filiali banke u dogj gjithashtu.
Një konfrontim me oficerët e policisë ndodhi përpara një stacioni policie.”, u shpreh media austriake.
Sipas gazetarëve austriakë, liria e tubimit në Shqipëri është kufizuar ndjeshëm pas masave të ndërmarra nga kryeministri Edi Rama. Për median austriake vendosja e gjobave ishte një gabim sa i takon së drejtës për të protestuar në një vend demokratik.
“Liria e tubimit është kufizuar dhe janë vendosur gjoba të rënda.
Kryeministri Edi Rama duket gjithnjë e më nervoz.”, tha gazeta austriake.
Media austriake thekson se Rama e ka humbur durimin pas ftesave të njëpasnjëshme për dialog që refuzohen dhe kjo duket qartazi në gjestikulacionin e kryeministrit.
Austriakët nënvizojnë se mazhoranca po mundohet me çdo kusht të frenojë protestat në rrugë, të cilat rrezikojnë sipas tyre ‘sundimin’ e Ramës./Mxh
