Policia ka arrestuar 4 persona dhe ka proceduar 9 persona të tjerë pas protestës së Shqipëria Bëhet para Kryeministrisë. Të arrestuar janë shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç ndërsa të proceduar janë shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh, M. Xh, A. L., E. K. dhe A. P.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
arrestuan shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dje, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë. Si pasojë, u dëmtuan 2 punonjës policie, njëri prej të cilëve vijon ende në spital;
referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. K. dhe A. P., pasi kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera, pa leje dhe në kundërshtim me urdhrin e punonjësve të Policisë”, thuhet në njoftim./K.M
