Last Updated on 17/11/2026 by Monika
Gjatë protestës që po zhvillohet në Tiranë ditën e sotme, një qytetar është shprehur në një dalje televizive rreth situatës aktuale në vend dhe kryeministrit Edi Rama.
Në ditën e 171-të të protestave, protestuesi deklaroi se frika nuk ekziston më në mendjen e të pranishmëve në tubim.
“Frika ka vdekur. Policia nuk është kundër nesh, përpos disave që marrin urdhra politikë.”
Sipas tij, protestuesit nuk do të rreshtin së qënuri në shesh derisa Rama të dorëhiqet dhe të largohet.
“Do jemi në sheshet e Shqipëisë deri në largimin e Ramës.”/mxh
