Last Updated on 20/10/2026 by Monika
Kur ora shënon 16:00 dhe protesta në Tiranë është në ditën e tetë të saj, pranë Kryeministrisë situata paraqitet e qetë. Ndryshe nga ditët e tjera, protestuesit nuk po sulmojnë forcat e policisë, ndërsa efektivët nuk po ndërhyjnë ndaj tyre. Për momentin, duket se është vendosur një qetësi e përkohshme.
Disa prej të rinjve që janë bërë viralë gjatë këtyre ditëve të protestës, për pak minuta kanë zgjedhur të kërcejnë valle pranë Kryeministrisë./mxh
