Last Updated on 15/10/2026 by EL
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në orën 16:00 do të japë një konferencë për mediat, lidhur me situatën e krijuar pas protestave të dhunshme të 3 ditëve të fundit në Tiranë, ku persona të maskuar po sulmojnë e shkatërrojnë gjithçka që u del përpara. Pre e sulmeve ishin institucionet shtetërore, bankat dhe institucionet financiare, si dhe bizneset private.
Kryepolici Hita mbrëmjen e djeshme vizitoi në Spitalin e Traumës në kryeqytet punonjësit e Policisë të dëmtuar si pasojë e sulmeve me gurë, sende të forta dhe bomba molotov nga protestuesit e maskuar.
