Last Updated on 20/07/2026 by Monika
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka ndarë një reagim lidhur me qëllimin me vezë të deputetëve nga protestuesit këtë të hënë.
Përmes një video-postimi në rrjetet sociale, Braçe e cilëson si një spirale dhune në të cilën ka hyrë Shqipëria, që siç thekson, nuk bën pjesë në të drejtat dhe liritë e askujt.
“EEEEJ, KU JEMI?
TE SULMOSH TJETRIN FIZIKISHT-DHUNSHEM,
NUK HYN NE LIRITE DHE TE DREJTAT THEMELORE TE TUAT,
TE NJERIUT! JOOOO!
Kemi hyre prej ditesh ne nje spirale dhune ku nje grusht njerezish mendojne se te sulmojne fizikisht-dhunshem tjetrin, hyn ne te drejtat e tyre; NUK DUHEN NDALUR TA BEJNE SE JU KUFIZOHET LIRIA!
Degjoja sot kryetaren e komisionit te Kuvendit per Lirite e te Drejtat e Njeriut, ta justifikonte per te disaten here-per here te pare e lexova ta bente ne nje grup, sulmin fizik si pjese te lirive e te drejtave te atij qe e ndermerr dhe reagimin ligjor ndaj tij si padrejtesi.
JOOOO NUK ESHTE KESHTU!
Cilido, i zakonshem apo nen mandate kushtetuese, ben mire ose jo, gabon, shkel ligjin apo ben faj;
Per te reaguar ndaj tij, ky sistemi demokratik qe kemi ka legjitimuar VOTEN-politikisht dhe DREJTESINE-ligjerisht.
Kjo eshte bota ku jetojme ne Evrope.
Sulmi fizik e i dhunshem-qellesa me gure e dikujt kunder nje tjetri apo te tjereve, eshte instrument i nje bote tjeter ku ekstremizmi i dhunshem eshte sistem politik, fuqi politike e pushtet politik.
Ne kete vend ka patur luhatje te medha kohe pas kohe se cilen bote duhet te zgjedhim; jo shume kohe me pare, tjetri, te tjeret u sulmuan dhunshem mu ne bulevard dhe U VRANE; edhe ate u justifikua si e drejte e shtetit per te marre jeten!
I kemi ikur asaj zgjedhjeje dhe kemi bere mire!
Ndaj ka shume rendesi qe dhuna, sulmi fizik te konsiderohen sic jane, KRIM, jo e drejte themelore e dikujt kunder nje tjeter njeriu”,-shprehet Braçe./mxh
