Last Updated on 14/10/2026 by EL
Protestuesit u zhvendosën mbrëmjen e së mërkurës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ku ndezën zjarre pranë Kryeministrisë, në zonën e Piramidës dhe kullat binjake.
Flakët e mëdha dhe shtëllungat e tymit përfshinë katin e parë të dy kullave, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të larguar protestuesit.
Turma e shpërndarë nisi marshimin në drejtim të Parlamentit, ndërsa mes protestuesve janë dëgjuar vazhdimisht thirrje për mobilizim./et
