Last Updated on 17/10/2026 by EL
Protestuesit ndodhen në hyrje të “Rrugës së Dibrës” ku tani kanë thyer xhamat e një prej dyqaneve të një operatori telefonik. Me shufra hekuri, ia kanë dalë të hapin edhe qepenin dhe kanë hyrë brenda duke marrë modem interneti e celularë.
Gjatë rrugës, po vijojnë me djegien e koshave të mbeturinave dhe shkatërrimin e gjithçkaje u del para. Ndërkohë para kryeministrisë nuk ka asnjë protestues./et
