Last Updated on 15/10/2026 by EL
Protestat e fuqishme kanë përfshirë vendin tonë me ditën e sotme që janë intensifikuar në Tiranë, por janë mbajtur edhe në Shkodër, Durrës dhe Elbasan.
Një video e shpërndarë nga kryetarit i grupit parlamentar, Taulant Balla është bërë virale në rrjet, ku një e huaj shfaqet me një flamur shqiptar në dorë. Fillimisht ajo provon të flasë shqip për t’u dukur si shqiptare, por personi që e filmon e kupton që është e huaj.
“Pse po e gris flamurin shqiptar? A e di sa e rëndësishëm është ai për ne?”, i thotë fillimisht ai që po e filmonte. Ajo përpiqet të justifikohet ndërsa dikush çohet dhe ia merr nga duart. Ndërkaq, personi që e regjistron në fund i thotë që duhet të ikë nga shteti jonë.
