Last Updated on 04/03/2026 by Anisa
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 20 ditë nga punimet e Kuvendit për deputetin e Partia Mundësia, Agron Shehaj, pas incidenteve të regjistruar në seancën plenare të së hënës.
Sipas socialistëve, Shehaj ka bllokuar foltoren e Kuvendi i Shqipërisë, duke mos pranuar ta lirojë atë edhe pas tërheqjes së vëmendjes nga drejtuesja e seancës. Ky veprim ka sjellë ndërprerjen e përkohshme të punimeve dhe tensione në sallë.
Gjatë debatit, deputeti është përfshirë në përplasje verbale me përfaqësues të mazhorancës, ndërsa socialistët e cilësuan sjelljen e tij si pengesë për zhvillimin normal të seancës parlamentare dhe shkelje të rregullores.
Në kërkesën drejtuar Sekretariatit për Procedurat dhe Votimet, grupi i PS argumenton se bllokimi i foltores përbën precedent të papranueshëm dhe cenon funksionimin institucional të Kuvendit. Ata kërkojnë që ndaj Shehajt të merret masa disiplinore me përjashtim 20-ditor nga punimet parlamentare.
Nga ana tjetër, pritet që deputeti të japë qëndrimin e tij lidhur me incidentin, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret në përputhje me procedurat e parashikuara në rregulloren e Kuvendit./A.D
