Një ekip francez neurologësh ka zbardhur pse disa njerëz kujtojnë ëndrrat pothuajse çdo mëngjes, ndërsa të tjerët rrallë kujtojnë diçka. Studimi zbulon se personat me aktivitet më të lartë në korteksin prefrontal – pjesa e trurit që kontrollon kujtesën afatshkurtër dhe vendimmarrjen – kanë një prirje më të fortë për të mbajtur mend imazhet dhe ngjarjet që ndodhin gjatë gjumit.
Sipas ekspertëve, këta persona kanë gjithashtu zgjime të shpeshta të shkurtra gjatë natës, të cilat i lejojnë trurit të ruajë kujtimet e ëndrrave para se ato të zhduken. Ky fenomen nuk është shenjë shqetësuese; përkundrazi, studiuesit mendojnë se truri i këtyre individëve është më reaktiv ndaj stimujve dhe funksionon më aktivisht gjatë fazës REM.
Studimi sugjeron se ushtrimi i kujtesës, ditaret e ëndrrave dhe meditim i lehtë para gjumit mund të rrisin aftësinë për t’i mbajtur mend ëndrrat në mënyrë më të saktë./KM
