Një studim i publikuar nga Personality and Social Psychology Bulletin ka treguar se njerëzit që jetojnë në ambiente më të organizuara kanë nivele më të ulëta stresi. Sipas ekspertëve, pastrimi aktivizon pjesën e trurit që kontrollon fokusin dhe redukton mendimet e tepërta.
Psikologët thonë se lëvizjet e përsëritura dhe rezultati i menjëhershëm vizual janë ndër arsyet pse pastrohesh shpesh sapo je i stresuar. Kjo i jep trurit një ndjesi kontrolli dhe rendi, duke ulur ankthin dhe duke rritur humorin./KM
