Last Updated on 13/11/2026 by EL
Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” ambasadorja e Izraelit në Greqi, Pninat Yanay, është pyetur edhe për fluksin e izralitëve që kanë vendosur të jetojnë në Athinë dhe në qytete të tjera.
Në pyetjen e vet, gazetari Vassilis Nedos e ka definuar si Dukuri imigrimin e hebrenjve drejt Greqisë, për të cilën ambasadorja ka këtë shpjegim:
“Së pari, i kuptoj tërësisht. Është shumë e lehtë të biesh në dashuri me Greqinë, e përjetoj këtë çdo ditë vetë. Veçanërisht interesante është karakteristika e komunitetit izraelit që vjen këtu.
Shumë janë të arsimuar, sipërmarrës, familje dhe investitorë. Ata sjellin përvojë, kreativitet dhe aktivitet ekonomik. Ata zbulojnë një kulturë që e ndiejnë shumë të afërt…
Izraelitët nuk vijnë në Greqi vetëm për të blerë prona, por edhe për të ndërtuar miqësi që kontribuon në komunitetet lokale.
Nga shumë biseda që kam me izraelitët që jetojnë këtu, Greqia është bërë shtëpia e tyre e dytë, por ata sigurisht që vijojnë ta shohin Izraelin si shtëpinë e tyre të parë”
Qëndrimi në fjalë, dashur pa dashur shpjegon një anë pozitive të një shqetësimi që sa vjen e ka marrë zë në Qipro, Greqi, Itali dhe për befasinë tonë edhe në Shqipëri./ET
