Last Updated on 09/12/2025 by EL
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është përjashtuar nga emrat e mundshëm që do të administrojnë Gazën. Lajmi raportohet nga media të ndryshme, sipas të cilave kundërshtitë kryesore kanë ardhur nga vendet arabe dhe myslimane.
Emri i Blair doli në sipërfaqe pasi presidenti amerikan, Donald Trump, publikoi planin me 20 pika për paqen në rajon, dhe ai u cilësua si “një njeri i guximshëm dhe inteligjent”.
Refuzimi lidhet me rolin e Blair në invazionin e Irakut në vitin 2003 si dhe me drojen se struktura e re administrative do të margjinalizojë palestinezët./e.t
