Nëse në shtëpi keni një vajzë të vogël, ka shumë mundësi që emri Katseye t’ju jetë bërë tashmë i njohur. Grupi ndërkombëtar përbëhet nga gjashtë vajza: Daniela, Manon, Lara, Megan, Sophia dhe Yoonchae, të ardhura nga vende dhe kultura të ndryshme.
Katseye u krijua pas një procesi të madh audicionesh ku morën pjesë mbi 120 mijë aplikantë.
Ajo që i ka kthyer në fenomen është kombinimi i muzikës pop, koreografive, modës dhe videove që përhapen me shpejtësi në TikTok.
Vajzat kanë edhe një avantazh të madh: secila ka një histori, stil dhe personalitet të ndryshëm, ndaj fansat e rinj gjejnë lehtësisht “të preferuarën” e tyre.
Pse vajzat e vogla po çmenden pas KATSEYE? Grupi që po kthehet
Daniela është energjikja e grupit, e njohur për talentin në kërcim dhe performancat e saj shumë të fuqishme.
Manon tërheq vëmendjen me stilin elegant dhe prezencën e saj natyrale.
Lara dallohet për vokalin dhe personalitetin e fortë, ndërsa përfaqëson edhe kulturën e saj indiane.
Megan është një performuese shumë e talentuar, me eksperiencë të gjatë në kërcim dhe një stil shumë të veçantë.
Sophia njihet për vokalin e saj dhe energjinë e ngrohtë që sjell në grup.
Yoonchae, më e vogla e Katseye spikat për ëmbëlsinë, energjinë rinore dhe talentin në kërcim.
Emri Katseye lidhet me “cat’s eye”, gurin që reflekton ngjyra të ndryshme në varësi të këndit nga i cili shihet. Dhe duket se kjo është pikërisht formula e tyre: gjashtë vajza shumë të ndryshme, por një grup që po i bashkon në një fenomen të vetëm./mxh
