Last Updated on 19/06/2026 by EL
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka ndarë në rrjetet sociale një njoftim të rëndësishëm. Qendra e Shërbimeve Arsimore, ka shpallur zyrtarisht rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për maturantët.
“NJOFTIM I RËNDËSISHËM – #MATURA2026. Rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore 2026 janë shpallur zyrtarisht nga Qendra e Shërbimeve Arsimore”, shkruan Kumbaro teksa ka shtuar edhe linkun në të cilin nxënësit mund të shohin notat e tyre.
Maturantët, u nënshtrohen 4 provimeve, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, i Matematikës, i Gjuhës së Huaj (i cili varion sipas gjimnazit) dhe i Lëndës me Zgjedhje.
