Warner Bros. publikoi trailerin e parë të filmit të shumëpritur të verës 2026, “Supergirl”.
Në film luan aktorja australiane Milly Alcock në rolet e Supergirl dhe Kara Zor-El, ndërsa regjinë e ka Australiani Craig Gillespie, i njohur për filmat “Cruella”, “I, Tonya” dhe “Lars and the Real Girl”.
Sipas Warner Bros., filmi tregon Kara Zor-El/Supergirl duke u bashkuar me një “shok të papritur” dhe nisur në një udhëtim epik ndërplanetar për hakmarrje dhe drejtësi.
Në krah të Allcock në ekran do të jenë aktorët Matthias Schoenaerts, Eve Ridley, David Krumholtz, Emily Beecham dhe Jason Momoa.
Filmi “Supergirl” pritet të nisë shfaqjen globale në kinema më 24 qershor 2026./mxh
