Last Updated on 01/09/2026 by Anisa
Është publikuar videoja e incidentit të ndodhur në Malin e Robit, në Golem, ku një 18-vjeçar, i cili punonte si kamarier, është përfshirë në një konflikt me pronarët e hotelit.
Nga pamjet e publikuara, duket se ngjarja është regjistruar në ambientet e jashtme të hotelit, në rrugë. Në video shihen katër persona që godasin dhe dhunojnë 18-vjeçarin, ndërsa në sfond dëgjohet i riu duke kërkuar ndihmë.
Pamjet kanë nxitur reagime, ndërsa rrethanat e plota të konfliktit dhe shkaqet që çuan në përplasjen fizike pritet të zbardhen nga autoritetet./ad
