Besoj që pyetja që ju ka shoqëruar më shumë këto ditë të nxehta është: Ku do të shkosh me pushime? Dhe ndërsa përgjigjet për destinacionin mund të jenë të ndryshme, qëllimi i tyre është një: dua relaks. Gjithë vitin duam këto pushime ndaja kur ato vijnë, duhet të shfrytëzohet çdo sekondë e tyre për të pushuar.
Shpesh nuk ka rëndësi të nisin dhe ëndërrojmë për vendin ideal, (jo sepse ai nuk ekziston), ndaj zgjidh një destinacion, nisu dhe shijo çdo moment, qoftë në rërën e plazhit, freskinë e maleve dhe ajrit të pastër, apo një pishine pranë qytetit, ku një ditë e zakonshme mund të jetë e pazakontë. Por mos harroni dy gjëra që ju bëjnë të jeni gati për çdo destinacion: kremi SPF dhe një libër. Unë së fundmi, nuk harroj një të tretë, pajisjen IQOS ILUMA . Sidomos falë FlexPuff unë mund të përshtasë konsumin sipas ritmit tim. Falë teknologjisë së ngrohjes së duhanit, pajisja nuk ka tym, hi apo aroma të pakëndshme që mund të mbeten në duar, rroba apo në ambientin përreth.
Në plazh
Nëse destinacioni do të jetë plazhi, ‘arsenali’ që duhet të merrni me vete në çantë duhet të jetë më i madh. Nëse mendoni se bikinit mjaftojnë, gaboheni! Një outfit për pjesën e ditës dhe të mbrëmjës, pasi secili moment ka rëndësinë e vet. Zgjedhja e tyre është e lehtë duke menduar bregun shqiptar nga Adriatiku që is në veri për të vijuar atë jonian në jug të Shqipërisë, ku ofrohen mundësi nga pushimet mesatare deri tek ato më luksoze. Gjatë ditës për të shijuar në maksimum çdo çast që dhuron relaks, pini shumë ujë për të bërë ballë temperaturat e larta dhe mbajtjen e trupit të hidratuar. Pas lyerjes së trupit me kremin SPF (çdo dy orë), zgjidh një vend të bari i plazhit dhe nën ritmin e muzikës shijo çdo sekondë. Ca kredhje në det, e pastaj ai rituali marrjes së rrezeve të diellit në kohën e duhur, janë momente që të japin shumë kënaqësi. Darkave, me një gotë në beach bar, ose një restorant të qetë, mbyllni ditën duke ruajtur të njëjtin mision: Remix!
Në qytet
Ndodh që vetem pak kilometra larg qytetit mund të gjeni oazin e vendpushimit tuaj. Qoftë edhe në një rooftop me pushinë infinit (ka shumicë në Tiranë), ju mund të kaloni disa orë të mira të cilat do të kalojnë sa hap e mbyll sytë. Shpesh me veranda ose lounge panoramike, këto oaze urbane ofrojnë më shumë nga sa e keni imagjinuar. Sigurisht që nuk do të keni atë horizontin e pafund që ofron deti, por kur doni që pushimet tuaja të kombinohen me luks dhe komoditet, ato janë vendi ideal. Shumë propozime vijnë nga zonat pranë Tiranës – ku mund të bëhesh pjesë e festave plot adrenalinë, ku me një koktej në dorë dhe muzikën në sfond, dita juaj do të jetë një party që nuk mbaron kurrë. Mos harroni momentit e mbylljes së ditës – shijoni perëndimin e diellit për në ndjesi ndryshe e cila do t’ju çlirojë emocionalisht duke ju dhuruar një ndjesi qetësie, që e kishit dashur prej kohësh..
Në mal
Ka nga ata që kur i pyet për pushime, e dinë se mënyra ideale janë arratisjet në natyrë. Vendi ynë ofron kaq shumë destinacione, sa ju mund të ndiheni të privilegjuar. Guidat ofrojnë tour-e që sugjerojnë vende të rralla me natyrë dhe ndjesi unike kulinarie, që përkufizojnë më së miri qëllimin e pushimeve tuaja. Të apasionuarit pas aktivitetit fizik si: hiking, ecjet në natyrë apo eksplorimi i kanioneve janë ideale për të përjetuar adrenalinën në maksimum. Ngjitjet në mal janë për ata që i duan aventurat, ku pas çdo hapi do të surprizoheni nga pamja që ofron natyra, nga shtigjet e pa shkelura deri te majat panoramike. Pas çdo udhëtimi mund të akomodoheni në bujtinat e fshatrave malorë, ku do të shijoni një eksperiencë kulinarie me produkte vendase dhe receta të rralla. Mund të zgjidhni destinacione nga malësia e Thethit që ndërthuren lumin e Shalës apo vargmalet përgjatë Rivierës Shqiptare, një kombinim i ajrit të pastër, aventurës dhe pamjes magjepsese./mxh
