Vladimir Putin i ka dyfishuar kërkesat e tij kryesore për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke deklaruar se Rusia do të lëshojë armët vetëm nëse trupat e Kievit tërhiqen nga territori i pretenduar nga Moska.
Sipas mediave të huaja, Putini ka kohë që kërkon njohjen ligjore të territoreve ukrainase që Rusia i ka pushtuar me forcë.
Ato përfshijnë gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi ilegalisht në vitin 2014, dhe Donbasin, të përbërë nga Luhansku dhe Donetsku, pjesën më të madhe të të cilit Moska tani e ka të pushtuar.
Për Kievin, i cili ka përjashtuar heqjen dorë nga pjesët e Donbasit që ende mban, shpërblimi i Rusisë për agresionin e saj është një gjë e papranueshme.
Duke folur me gazetarët gjatë një udhëtimi në Kirgistan, Putin akuzoi Kievin se dëshiron të luftojë “deri në ukrainasin e fundit” – gjë që ai tha se Rusia ishte “në parim” gjithashtu e gatshme ta bënte. m.p.
