Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi të enjten se konflikti i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme po shkakton dëme të mëdha në logjistikën, prodhimin dhe zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit, duke goditur veçanërisht kompanitë e hidrokarbureve, metalit dhe plehrave kimikë.
Duke folur para liderëve të biznesit në Moskë, Putin tha se është e vështirë të parashikohen pasojat e këtij konflikti, duke theksuar se edhe vetë aktorët e përfshirë nuk mund të bëjnë parashikime të sakta. Ai shtoi se disa krahasime e kanë lidhur ndikimin e mundshëm të krizës me pandeminë e COVID-19, e cila kishte ngadalësuar zhvillimin ekonomik të çdo rajoni dhe kontinenti.
“Ngjarjet me të cilat po përballet komuniteti global në vitet e fundit tregojnë se tronditjet në tregti, investime dhe marrëdhënie ndërkombëtare po bëhen gjithnjë e më të shpeshta,” tha Putin. Ai theksoi se Rusia duhet të jetë e fortë dhe e bashkuar në mbrojtje të interesave kombëtare dhe në arritjen e qëllimeve strategjike për zhvillimin e vendit./mxh
