Në bregun e Timmendorfer Strand vazhdon misioni i shpëtimit të një balene gëzofshkurtër që ka mbetur e bllokuar në ujërat e cekëta të Detit Baltik për tre ditë.
Balena, e cila u pa për herë të parë të hënën, është një individ i rritur që më parë ishte bllokuar në rrjetat e peshkimit, gjë që kishte dëmtuar lëvizjen e finëve dhe e kishte dobësuar atë, tha biologu marin Robert Marc Lehmann. Ai shtoi se kjo mund të ketë qenë arsyeja që balena u afrua pranë bregut.
Lehmann vuri në dukje se balena ka treguar shenja ndërveprimi dhe duket e gatshme për të mbijetuar. “Ndryshe nga njerëzit, balenat marrin frymë me vetëdije, që do të thotë se mund të ndalojnë procesin sipas vullnetit të tyre,” tha ai.
Në breg, ekskavatorë po punojnë për të larguar rërën dhe për të hapur rrugën që balena të kthehet në det të thellë. Veterinerja Stephanie Gross nga Instituti për Kërkime mbi Faunën e Tokës dhe Ujërave tha se balena është në një situatë stresuese, por gjendja e saj fizike dhe gjendja ushqimore janë të mirë.
Një faktor kyç për suksesin e misionit mbetet reagimi i balenës ndaj lëvizjes së ekskavatorëve pranë saj. Sipas Lehmann, edhe nëse lirohet, nuk ka garanci që balena do të jetë e fortë për të notuar distanca të gjata dhe mund të përfundojë përsëri në një bankinë rëre./mxh
