Last Updated on 12/11/2026 by Monika
Presidenti rus Vladimir Putin i ka propozuar palës amerikane krijimin e një misioni të përbashkët humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin e Kostiantynivkës, në lindje të Ukrainës.
Lajmi është raportuar nga mediat ruse sipas të cilave Putin ua ka paraqitur këtë propozim të dërguarve amerikanë gjatë një takimi të zhvilluar të enjten.
Kreu i Kremlinit ka sugjeruar që misioni të ndjekë modelin e armëpushimit të shkurtër të vendosur në tetor, i cili u mundësoi banorëve të largoheshin nga qyteti Oleshky, nën kontrollin rus.
Propozimi synon krijimin e kushteve për një ndërhyrje humanitare në Kostiantynivka, një qytet në lindje të Ukrainës, në një kohë kur luftimet dhe situata e sigurisë në rajon mbeten shqetësuese./mxh
