Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, deklaroi se Evropa duhet të vazhdojë presionin mbi Rusinë derisa të ketë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Në një fjalim drejtuar Parlamentit Evropian në Strasburg, ajo përshëndeti gjithashtu përpjekjet e udhëhequra nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës, duke shtuar se një marrëveshje paqeje duhet të sigurojë siguri të vërtetë për Ukrainën dhe Evropën.
“Çdo marrëveshje duhet të sjellë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe duhet të sigurojë siguri të vërtetë për Ukrainën dhe Evropën. Dhe kjo ka të bëjë po aq shumë me parandalimin sa edhe me sigurinë e Evropës, sepse siguria e Ukrainës është siguria e Evropës. Pra, Ukraina ka nevojë për garanci sigurie të forta, afatgjata dhe të besueshme si pjesë e një pakete më të gjerë për të dekurajuar dhe penguar çdo sulm të ardhshëm nga Rusia,” deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.
Ndërkohë, kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se Putin nuk mund të largohet me sukses nga kjo luftë.
“Ne duam që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Merz në dhomën e ulët të parlamentit të Bundestagut.
“Zonja dhe zotërinj, po, ne duam që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Por një marrëveshje e negociuar midis fuqive të mëdha pa pëlqimin e Ukrainës dhe pa pëlqimin e evropianëve nuk do të jetë baza për një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme në Ukrainë,” shtoi kancelari gjerman.
Presidenti ukrainas, Volodymye Zelensky dhe aletatët e tij evropianë kanë deklaruar se plani I paqes I propozuar nga Donald Trump duhet të rishikohet, pasi është komentuar gjërësisht e njëanshme dhe më e favorshme për Moskën./mxh
