Selin ka komentuar publikisht mënyrën se si Brikena Selmani drejtoi intervistën me Gretën në emisionin “Top Arena”, duke shprehur pakënaqësi si për pyetjet e ngritura, ashtu edhe për qasjen në moderim.
E ftuar në “Pushime on Top”, ajo u ndal te momenti kur Brikena e pyeti Gretën nëse ish-banorët vazhdojnë ende të flasin për të pas përfundimit të eksperiencës televizive. Për Selin, një pyetje e tillë ishte e panevojshme dhe e vendosur jashtë kontekstit.
“Është në rregull kur e vetëvlerëson veten tënde, por njeriu duhet të qëndrojë me këmbë në tokë. Nëse dikush më ka thënë se bota nuk rrotullohet rreth teje, i kam thënë që e imja rrotullohet rreth meje”, u shpreh ajo.
Sipas saj, do të kishte preferuar që Greta t’i përgjigjej ndryshe pyetjes që iu drejtua.
“Çfarë nuk më ka ardhur mirë ishte një pyetje totalisht pa lidhje dhe më vjen keq që Greta nuk i dha përgjigjen që duhej”, tha Selin.
Ajo shtoi se nuk e kupton arsyen pse Brikena zgjodhi ta përfshinte në diskutim përmes një personi tjetër, ndërkohë që kishte pasur mundësinë t’ia drejtonte pyetjet vetë.
“Nëse Brikena do të m’i kishte bërë mua ato pyetje, do t’i kisha dhënë përgjigjen. Nuk e di pse ajo zgjodhi të pyeste dikë tjetër. Në momentin që pyet dikë për mua, ndërkohë që mua më ke pasur aty dhe nuk më pyete, ose nuk je e gatshme ta dëgjosh përgjigjen time”, deklaroi ajo.
Selin u shpreh gjithashtu se nuk sheh asnjë arsye që emri i saj të vazhdojë të jetë temë diskutimi mes njerëzve me të cilët nuk ka më asnjë raport.
“Nuk ka vend për të folur nëpër tavolina për një person me të cilin kam pasur marrëdhënie për aq sa ka zgjatur”, tha ajo.
Në vijim, Selin ndau edhe mendimin e saj për performancën e Brikenës si moderatore, duke theksuar se sipas saj ka ende vend për përmirësim dhe përgatitje.
“Mendoj që mund ta kishte shfrytëzuar më mirë moderimin. Nëse aspiron të bëhesh moderatore, minimalja që duhet të bësh është të studiosh. Të studiosh figura që kanë vite në moderim, televizionin dhe rolin e gazetarit”, u shpreh Selin.
Ajo shtoi se edhe vetë përpiqet të mësojë vazhdimisht duke ndjekur emisione dhe moderatorë të ndryshëm, pasi synon të ndërtojë një karrierë në këtë fushë.
“Unë i përcjell të gjitha emisionet për atë që dua të bëj në të ardhmen, por nuk më kanë pëlqyer shumë gjëra”, përfundoi ajo./mxh
