Modelja dhe krijuesja e njohur në platformat për të rritur, Sophie Rain, është bërë sërish pjesë e diskutimeve në rrjet pas një interviste që u shoqërua me tension.
Gjatë pjesëmarrjes në podcastin “Inside The Ring” të TMZ, biseda mori një kthesë të papritur kur gazetari e pyeti Rain për një deklaratë të bërë më herët prej saj lidhur me jetën e saj personale.
Pyetja duket se nuk u prit mirë nga modelja, e cila reagoi menjëherë dhe e akuzoi gazetarin për mënyrën se si po sillej gjatë intervistës.
“Po më quan gënjeshtare?”, mësohet të ketë thënë ajo, duke vijuar me kritikat ndaj gazetarit. Rain u shpreh se nuk po ndihej komode me mënyrën se si po zhvillohej biseda dhe, në një moment, paralajmëroi se do të largohej.
“Po sillesh shumë keq pa asnjë arsye. Shiko veten dhe më shiko mua. Më mirë po iki nga këtu”, deklaroi ajo.
Përplasja e shkurtër tërhoqi vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale, ku momenti nga intervista nisi të qarkullonte dhe të komentohej gjerësisht.
Sophie Rain nuk është hera e parë që bëhet pjesë e lajmeve për deklaratat e saj. Ajo ka folur më herët edhe për një ofertë të pretenduar nga një basketbollist i njohur i NBA-së, i cili, sipas saj, i kishte ofruar një shumë prej miliona dollarësh për të kaluar një natë me të.
Deklaratat dhe paraqitjet e saj kanë bërë që Rain të mbetet një prej personazheve më të komentuar në rrjetet sociale, ndërsa këtë herë vëmendjen e mori përplasja e saj e drejtpërdrejtë me gazetarin./mxh
